Surprise Me!

EKSKLUZIVE/Vrasja e Sakos, babai: Ishte vetëm shoferi i Deliut .mpg

2015-08-21 4 Dailymotion

3 ditë pas vrasjes se djalit të tij, babai i Admirim Sakos në një intervistë ekskluzive për A1Report kërkon gjetjen e vrasësit të të birit. Zoti Nuro Sako mohon faktin se Admirimi kishte 5 milionë euro pasuri, ndërsa konfirmon se ka qenë shoferi i Elton Deliut por nuk ka asnjë pasuri.

Admirim Sako 37 vjeç, babai i dy fëmijëve u qëllua me 3 plumba mbrëmjen e 22 janarit brenda në makinën e tij pas ish-ekspozitës "Shqipëria Sot". Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku për shkak të hemorragjisë dhe plagëve të marra ndërroi jetë.

Çfarë do të thotë kjo ngjarje për familjen tuaj? Pas 3 ditëve ende nuk kemi një autor.

Unë jam i ati i Admirimit, quhem Nuro Sako. Familjarisht jemi të indinjuar dhe të prekur. I pikëlluar për ngjarjen që na ndodhi, si shumë familje që u kanë ikur të afërmit e tyre nga dora vrastare, ashtu iku edhe djali im që më la mes 4 rrugëve nusen gocë të re, djalin 8 vjeç dhe djalin tjetër 14 vjeç. Kaluan 3 ditë që prehet në dhe nuk kemi asnjë sinjalizim, asnjë informim, por dëgjojmë lajmet e gazetave që kanë shkruar lloj lloj trillime, gjëra të pavërteta.

Buy Now on CodeCanyon