Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka qenë tepër i ashpër në apelin e tij drejtuar policisë së kryeqytetit. Gjatë analizës vjetore të drejtorisë së policisë së kryeqytetit, Burgaj tha se tendenca për fshehjen e veprave penale është shpërdorim detyre.<br /><br />"Çdo thirrje telefonike për ndihmë duhet vlerësuar, pasi 90 % e tyre janë vepra penale. Këmbëngul për evidentim dhe regjistrim për çdo vepër penale që ndodh në Drejtorinë e Tiranës dhe Shqipërisë. Mosmarrja e kallëzimit mos evidentimi, mosrregjistrimi dhe ndjekja e tyre përbën vepër penale, shpërdorim detyre të punonjësit të policisë", u shpreh Burgaj.
