Surprise Me!

Australi, 13 viktima nga përmbytjet

2015-08-21 3 Dailymotion

Viktima, vendbanime të përmbytura me shumë dëme materiale është fotografia që sot mund të shihet në gjithë territorin e shtetit federal australian Kuinslend. Deri tani janë gjetur trupat e tre qytetarëve të vdekur, ndërsa moti i keq, i përcjellur me shira dhe erë të fuqishme, shkatërroi së paku 1.200 shtëpi. Mediat lokale transmetojnë se pa energji elektrike kanë mbetur më shumë se 130 mijë familje.

"Uji vërshues dhe niveli i rritur i lumenjve më së shumti dëme shkaktoi në qytetin Bundaberg. Shumë objekte banimi janë dëmtuar, e disa janë rrafshuar me tokë", tha Njuman Kempbell, kryeministër i Kuinslendit.

Disa nga banorët kanë tentuar që vetë t'i mbrojnë shtëpitë e tyre, por stuhia e fuqishme e ujit ua ka shkatërruar gjithë pasurinë para syve të tyre.

"Zemra më dhemb, nuk di se çfarë të them, jam shumë e shqetësuar. Nuk mund të besoj se kjo na ndodhi për të dytën herë", u shpreh Luiz Tuhej, banore.

Sipas meteorologëve, niveli i lumenjve pritet të ulet prej nesër, ndërsa vlerësimet e para të autoriteteve tregojnë se dëmet nga moti i ligë tejkalon shifrën prej 45 milionë dollarëve. Para dy vitesh, i njëjti rajon ishte goditur nga një mot shumë i keq, në të cilin humbën jetën rreth 40 persona. Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon