Surprise Me!

Paris, ankand i makinave të vjetra

2015-08-21 2 Dailymotion

"Rolls Rojs", "Bugati", "Ferrari" dhe shumë makina të tjera të viteve '30 dhe '50 të shekullit të kaluar, janë pjesë e ankandit të madh që mbahet këto ditë në kryeqendrën franceze, Paris. Manifestimi mbahet në katin e sipërm të muzeut të famshëm 'Grand Palas' dhe në të, marrin pjesë koleksionues të shumtë evropianë dhe botërorë. Një pjesë e ekzemplarëve të ekspozuar janë të njohur tashmë për adhuruesit e makinave sportive, pasi në të kaluarën ato kanë regjistruar sukseset më të mëdha në historinë e automobilizmit.

"Kjo është një ndër yjet e manifestimit. "Bugati 54" i vitit 1931. Me 5000 metrat kub dhe motor prej 8 cilindrash, kjo ka qenë një ndër makinat më të fuqishme për gara në atë kohë", tha Xhejms Nit, ekspert.

Ky prototip i shkëlqyeshëm dhe i ruajtur mirë i Bugatit, dikur është ngarë nga kampioni legjendar Ahile Varzi dhe fitues i shumë garave në vitet '30. Vlera e tij është diku 3,5 milionë euro. Megjithatë, Bugati nuk do të jetë pjesë e ankandit të pasur. Në menynë e koleksionuesve, interes më të madh pritet të tërheqin makinat "Rolls Rojs -- Plejboj Roudster", model i vitit 1928 dhe avioni "Dhw Hevillend" i njohur për nga përdorimi i yllit holivudian Robert Redford në filmin "Afrika Ime".

"Çdokush mund të gjej diçka. Për shitje janë diku 120 makina dhe qindra motoçikleta. Ka mall për xhepin e secilit", tha Xhejms Nit, ekspert.

Me sa duket kriza financiare nuk vërehet fare. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 10 shkurt dhe çmimi fillestar i shumicës së eksponateve është 150 mijë euro. Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon