Surprise Me!

Piktura e Pikasos shitet për 45 milion dollarë

2015-08-21 4 Dailymotion

Çdo kënaqësi ka çmimin e vet, kurse koleksionuesit e pasionuar gjithmonë janë të gatshëm të pasurojnë galerinë e tyre, madje edhe nëse për këtë duhet të ndajë edhe shuma disa milionëshe. Këto ditë një i pasionuar anonim i impresionizmit, gjatë ankandit në Londër, hapi portofolin dhe ofroi 45 milionë dollarë, për të bërë të vetën pikturën e të dashurës së piktorit të famshëm spanjoll Pablo Pikaso. Figura e gruas Mari-Terez e prezantuar në veprën artistike "Gruaja në dritare", daton nga viti 1932. Sipas shumicës së kritikëve të artit, kjo pikturë përbën një nga kryeveprat më të mëdha të këtij artisti prestigjioz.<br /><br />"Jemi të lumtur që ky portret i mrekullueshëm dhe monumental u prezantua mirë para syve të publikut. Koleksionistët menjëherë e njohën muzën dhe artin e Pikasos dhe vepra arriti një çmim solid", deklaroi Helena Njuman, kritike arti.<br /><br />Artisti Pikaso ishte takuar me Mari-Terezën në vitin 1927, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçare. Ajo më vonë u bë e dashura e tij dhe me të cilën patën edhe një vajzë, me emrin Maja. Megjithëse piktura u shit për 45 milion dollarë, ajo nuk përbën më të shtrenjtën ndër veprat e Pikasos. Në vitin 2004-të, vepra "Zotëria me llullë" u shit për 130 milionë dollarë. Ndërsa piktura më të shtrenjtë ndonjëherë është "Kumarxhinjtë" e piktorit francez Pol Sezan, e cila u shit në vitin 2011 për 267 milionë dollarë. Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon