ELBASAN - Dëmtohet sërish me lëndë eksplozive kryqi ortodoks në fshatin Fikas në aksin nacional Tiranë --Elbasan. Ngjarja u shënua dy net më parë dhe sipas të dhënave paraprake të policisë, kryqi është dëmtuar me lëndë plasëse, dyshuar si tritol.<br /><br />Autorët, ende të paidentifikuar, kanë tentuar ta hedhin kryqin në erë me qëllim shitjen e tij për skrap, por nuk ia kanë dalë dot. Sipas policisë, autorët kanë mundur të dëmtojnë vetëm 80% të kryqit. <br />(ad.ti/shqiptarja.com)