Vendimi i për dorëheqje i funksionarëve të BDI-së, është hap pozitiv dhe korrekt ndaj votuesve të tyre. Kështu vlerëson profesori universitar Mersel Bilalli. Dorëheqjet e Llabënishtit, Bejtës dhe Arifit, Bilalli i vlerësoi si akt moral dhe model i ri në proceset politikë në vend.

"Mendoj se është diçka e re në proceset politike këtu tek ne edhe pse juridikisht nuk është e rregulluar kjo materie, por megjithatë ka të bëjë me koshiencën e përgjithshme politike dhe përgjegjësinë politik dhe unë mendojë se është një hap jashtëzakonisht i mirë pasi njëkohësisht nëse mbanë një pozicion i cili është kyç pra mund nga ai pozicion të ndikojë në elektorat, kështu që i jepet mundësi elektoratit që në mënyrë të lirshme, pozicione të barabarta me kandidatët e tjerë që të përcaktohen. Një potez i tillë duhet të përshëndetet dhe të gjitha partitë tjera politike duhet ta ndjekin.' Mersel Bilalli, profesor universitar.

Ndërsa qytetarët e anketuar nga ALSAT M, vendimin për dorëheqjen e funksionarëve të BDI-së e vlerësojnë si hap korrekt.

"Nëse mendojnë që një hap i tillë është i arsyeshëm, me siguri që mbështes një hap të tillë dhe nëse kështu kanë vendosur me siguri ata e dinë më mirë, nuk janë ata njerëz të thjesht që bëjnë ashtu gabime, besojë se është hap i mirë".

"Të njëjtit persona vetëm i nderojnë pozitat. Unë mendojë se ata shfrytëzojnë vetëm të ardhurat dhe kjo nuk është mirë dhe nuk është në rregull".

"Duhet ky hap të ndiqet edhe nga politikanët tjerë nga shkaku se ajo ka një pretendim ose prapavijë të mirë për qytetarët se një politikan i tillë, krijon besueshmëri".

Profesori universitar Bilalli vlerëson se edhe përkundër faktit që dorëheqjet e kësaj natyre nuk parashihen me ligj, një gjë të tillë, duhet ta praktikojnë edhe partitë tjera politike. Valmir Kuçi