KRUJE- Pas disa muajsh kalaja e Krujës nuk do të duket më. Do të përpihet pas kolonave të betonit që do të ngrihen dhe dy-tre kate të tjera, duke mbuluar komplet muret e saj. Qyteti turistik pas këtij incidenti të rëndë urbanistik e arkitekturor po mbulohet me "perçe" gri. Forumi për ruajtjen e vlerave të trashëgimise kulturore ka reaguar ashpër ndaj fenomentit të ndërtimit të objekteve pa leje në hyrje të kalasë së Krujës, që sipas tyre po dëmton vlerat historike të qytetit. <br />(ad.ti/shqiptarja.com)
