Surprise Me!

Mishtoret pa deklarata për prejarrdhjen e mishit

2015-08-21 3 Dailymotion

Gjysma e dyqaneve të mishit dhe e marketeve që janë vizituar nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nuk kanë pasur deklarata e duhur se për prejardhjen dhe llojin e mishi, si dhe detajet se në cilën fermë është ruajtur bagëtia. Parregullsitë janë evidentuar kryesisht në pjesën perëndimore të vendit edhe pse prej fillimit të vitit, dyqanet e mishit janë të obliguar që për produktin të kenë deklarimin përkatës.

"Janë vizituar 111 objekte për shitjen dhe çdokund janë bërë procesverbale përkatëse. Prej 111 objekteve, në 74 janë lëshuar vendime përkatëse ku është konstatuar mospërputhje në pjesën e deklarimit, çka do të thotë se ka një deklaratë, por që nuk i ka të gjithë ato elemente që i kërkon rregullorja, për ti siguruar informata të mjaftueshme konsumatorit", tha Dejan Runteski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kreu i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Dejan Runtrevski, thotë se të gjithë subjektet kanë marrë vërejtje para se të shqiptohen dënime të larta nëse nuk i evitojnë parregullsisë.

"Pas këtyre vendimeve pasojnë kontrollimet plotësuese për shkak se në vendime janë dhënë afate për eliminimin e mangësive, kurse nëse nuk e bëjnë këtë, inspektori duhet të shqiptojë kallëzimin kundërvajtës. Dënimet për kundërvajtje sillen prej dy deri në pesë mijë euro për subjektet juridike", tha Dejan Runteski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Runtevski thotë se së shpejti do të hyjë në fuqi edhe rregullorja për mishin e grirë dhe produktet e mishit. Rregullorja e re do të miratohen deri në fund të muajit, kurse shitësve do tu jepet një muaj afat për fillimin e zbatimit të saj. Verica Pavllovska

Buy Now on CodeCanyon