Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita, krijimi i krizës artificiale dhe përpjekja për nxitjen e incidenteve janë vetëm tentim i Branko Cërvenkovskit për t'i ikur humbjes në zgjedhje, ka deklaruar mbrëmë në Strumicë kryeministri Nikolla Gruevski. Ai ka akuzuar liderin e opozitës se të gjitha veprimet e tij në periudhën e fundit janë agjendë e huaj, dhe se të njëjtat çojnë ujin në mullirin e Greqisë. <br /><br />"Ai momentalisht është më i popullarizuar në Greqi se në Maqedoni. Duhet ta kemi të qartë se nëse marrim raport negativ nga Komisioni Evropian edhe Bashkimi Evropian, ajo do të jetë meritë personale e Branko Cërvenkovskit. Ajo do të jetë rezultat i sjelljes së tij ndaj shtetit, dhe veprimi për agjenda të turpshme me të cilat mirret në këtë periudhë", ka deklaruar Nikolla Gruevski, kryeministër.<br /><br />Gruevski ka vlerësuar Cërvenkovskin si të shkathtë në manipulim dhe gënjeshtra, duke theksuar se lideri i opozitës tërë kohën ka manipuluar me bashkëpartiakët e tij dhe partitë e koalicionit se bashkësia ndërkombëtare do të arrijë të bind VMRO DPMNE-në të pranojë kushtet e opozitës dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke komentuar deklaratën e Cërvenkovskit në disa media, në të cilën lideri i LSDM-së zotohet se do të heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme nëse zgjidhet çështja e emrit, Gruevski vlerësoi se kjo është dëshmia më e mirë se për interesat e kujt punon Cërvenkovski. Nga ana tjetër, lideri i LSDM-së ka paralajmëruar se nga e shtuna opozita do të fillojë me forma të ndryshme të rezistencës ndaj pushtetit, që sipas tij do të rezultojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare. 'Lidhja për Ardhmërinë' e udhëhequr nga LSDM-ja prej më herët ka paralajmëruar se do të kthejë 42 mandatet e deputetëve ditën e zgjedhjeve lokale, më 24 mars. Benjamin Arifi