Surprise Me!

Fushata e BDI-së pas Gostivarit në Tetovë

2015-08-21 4 Dailymotion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Sallën e sportit "Rinia" në Gostivar, mbrëmë filloi Konventën provuese të kandidatëve për kryetar komunash dhe për këshilltar komunal. BDI në këtë fushatë do të merr pjesë me moton "Bashkë ndërtojmë". Fillimisht konventën e hapi Shefi i shtabit qendror të BDI-së, Abdylaqim Ademi,i cili para masës,dha një raport se në sa komuna BDI do të garojë dhe cilët janë kandidatët për kryetarë komunash. Kryetari I partisë, Ahmeti në fjalimin e tij tha se BDI për 12 vite me radhë është përpjekur të instalojë tek shqiptarët urtësinë dhe gjakftohtësinë ndërsa porositi të gjitha pakicat që jetojnë në Maqedoni ti bashkohen BDI-së, sepse kështu do jenë të
gjithë fitimtarë.

"Ne kemi punuar për ta instaluar, për të vendosur në mendje të çdo shqiptari se patriotizmi nuk bëhet me fjalë, patriotizmi nuk bëhet me deklarata pompoze, patriotizëm është të zhvillosh dhe të punosh për arsimin. Patriotizëm është të instalosh vlera kombëtare dhe t'i nderosh ato. Patriotizëm është të legalizosh USHT-në dhe ta bësh godinën më të madhe në Maqedoni për atë universitet. Patriotizëm është të nderosh dhe respektosh veprën e Hasa Prishtinës. Nuk nderohet dhe nuk kënaqet Hasan Prishtina vetëm duke folur, por ai të vendoset ku e ka vendin, në kryeqytetin e lashtë të shqiptarëve në Dardaninë plak", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndryshe, fushata e BDI-së ka vazhduar sot me kandidaten për kryetare të Komunës së Tetovës Teuta Arifin, e cila gjatë ditës ka takuar shoqatën e piktorëve shqiptarë të Tetovës dhe aktorët e Teatrit të Tetovës. Bashkim Sulejmani

Buy Now on CodeCanyon