Surprise Me!

Mehazi: Kartelat shëndetësore në dy gjuhë

2015-08-21 1 Dailymotion

Rregullat që kartela elektronike shëndetësore të shfrytëzohet në gjuhën maqedonishte dhe në gjuhën shqipe i vendosi Bujar Osmani kur ishte ministër i Shëndetësisë, sqaron drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Xhemali Mehazi, duke komentuar ankesat e një pjese të struganëve se kanë marrë formularë vetëm në gjuhën maqedonishte. Ai shprehet se projekti po zbatohet në dygjuhësi dhe se deri tani janë ndarë rreth 350 mijë kartela shëndetësore. Sipas Mehazit, për rastet konkrete do të ndërmerren të gjitha masat që qytetarët ta realizojnë të drejtën e tyre.<br /><br />"Kuptohet kjo kartel elektronike tani më janë dëshmitar edhe qytetarët që është në dy gjuhë dhe implementimi I saj shkon me sukses. Dëshiroj të theksoj se dje në TV tuaj ka qenë një rast i përmendur në Strugë ku një i punësuar i jonë nuk i ka mundësuar të siguruarit që të shfrytëzoj këtë të drejtë . Në kuadër të normave ligjore do të merren të gjitha masat për të punësuarën e cila nuk i ka mundësuar këtë të drejtë ligjore që ta implementoj gjegjësisht ta fiton", deklaroi Xhemali Mehaz drejtor i FSSHM.<br /><br />Mehazi njoftoi se aktualisht përpunohen 800 mijë kartela shëndetësore për ndërmarrjet që i kanë dorëzuar dokumentet e duhura. Kartela elektronike shëndetësore kushton 250 denarë për të punësuarit, ndërsa 100 denarë për të papunët, personat me të ardhura të ulëta dhe pensionistët. Rastet sociale, në bazë të vërtetimit të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, kartelën do ta marrin pa kompensim. Bojana Simonoviq

Buy Now on CodeCanyon