Debate në Parlament për privatizimin e HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit. Opozita e quan privatizimin e 4 HEC-eve të shpejtuar dhe akuzon maxhorancën për privatizim të nxituar për qëllim elektoral. Kompania KURUM i ka blerë këto HEC-e me vlerën e 110 milionë eurove. Kontrata është miratuar me vendim qeverie dhe do të hidhet në votim sot në Kuvend. <br />Lotaria kombëtare nuk duhet të jetë monopol. Kur të vijnë në pushtet, do ta anullojmë kontratën e saj. Përse të jetë monopol, kur mund të japim 3-4 licenca të tilla? Ajo nuk është një investim strategjik"- Kështu e ka nisur debatin e tij në Kuvend, për këtë çështje, deputeti socialist Arben Ahmetaj.<br />"Lotaria kombëtare, e cila nuk duhej të shitej", - tha ai, -"është shitur me çmimin më të ulët të mundshëm. Ky është qëllimi i kontratës, që i është paraqitur sot Kuvendit. Dua t'i tregoj qytetarëve shqiptare se cfarë qëllimi ka, duke cituar nenet e saj."
