Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë aktivitetin e saj zgjedhor e ka vazhduar në Ohër, ku kandidati i saj, Alekskandar Petreski kërkoi nga qytetarët mbështetje edhe për një mandatin e tretë me radhë. Ai me këtë rast ka kritikuar kundër-kandidatin e tij që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së duke ironizuar se mezi ka pritur që opozitë ti bojkotoj zgjedhjet dhe ai me shumë lehtësi të kor fitore në Ohër. Derisa lideri socialdemokrat Branko Cërvenkovski ka shpalosur siç u shpreh fotografinë e vërtet të Maqedonisë atë të një Maqedonie të lirë dhe demokratike dhe jo një Maqedoni të regjimit të Gruevskit të varrosur në një të kaluar të rrejshme.<br /><br />"Zgjedhjet lokale më 24 mars janë mundësi që të dëshmojmë se Maqedonia nuk është ajo e vetmja e Nikolla Gruevskit, e nënçmuar, e nënvlerësuar dhe e korruptuar, Maqedonia e regjimit, e varrosur në të kaluarën e rrejshme dhe në një të rrejshme të tanishme. Ejani të gjithë bashkë të dëshmojmë se ka edhe një Maqedoni tjetër shumë më të mirë, të guximshme dhe demokratike , ajo është Maqedonia jonë, Maqedonia e vërtet, Maqedonia e drejtuar kah ardhmëria", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.<br /><br />"Në këtë garë për mandat ët tretë do të luftoj me vetveten, për shkak se konfrontohem me kundërshtarë i cili mezi priste që të jetë vetë në zgjedhje që të mund ët fitoj. Çfarë të them për kundërshtarin i cili kur e pa gjendjen katastrofave në shëndetësi si rezultat i politikës së VMRO-DPMNE-s, vendosi të merret me politikë", tha Aleksandar Petreski, kandifat i LSDM-së për Ohrin. Alsat-M