Surprise Me!

Maqedonia ngecë në thithjen e parave evropiane

2015-08-21 0 Dailymotion

Maqedonia ngecë në thithjen e parave evropiane. Madje vendi ynë cilësohet si shteti që më së paku shfrytëzon 3 nga 5 komponentët e fondeve IPA të ofruara nga Bashkimi Evropian. Sipas Institutit për politikë evropiane kjo ecuri negative vjen si pasojë e mungesës së kapaciteteve administrative dhe programeve strategjike të Qeverisë për shfrytëzimin efikas të këtyre fondeve. Studimi i Institutit tregon se Qeveria nuk është transparente për sa i përket përdorimit të fondeve IPA, ndërkohë që mungon edhe koordinimi me Institucionet e tjera si parlamentin dhe palëve të tjera në përgatitjen e projekteve dhe mbikëqyrjen e shfrytëzimit të këtyre fondeve.

"Një nga arsyet kryesore është mungesa e kapaciteteve evropiane. Fatkeqësisht kjo vjen si pasojë e partizimit të vazhdueshëm të administratës publike. Pra, ndodh fenomeni që një kuadër i trajnuar për të cilin janë shpenzuar mjete të shumta, largohet, si pasojë nuk ka se kush t'i menaxhojë me efikasitet këto fonde, pra drejtojnë persona që nuk kanë trajnim profesional të përshtatshëm", tha Biljana Stojanovska, Instituti për politike evropiane.

Një numër i madh fondesh akoma shfrytëzohen vetëm teknikisht, dhe jo për zhvillim të ekonomisë, për zvogëlimin e papunësisë, hapjen e vendeve të reja të punës etj.

"Ne doemos duhet të bëjmë diçka që të ketë transparencë më të madhe, përfshirje të palëve respektive, parlamentit, përfshirjen më të madhe të të gjitha grupeve parlamentare, konsensus më të madh për prioritetet kombëtare. Qeveritë kanë qenë ato, madje edhe në rajon, që kanë konstatuar se është në dobi të tyre që të ketë transparence, sepse nëse këtë nuk e bëjnë, vetë Brukesli do t'u bjerë me çekiç në kokë", deklaroi Malinka Risteska Jordanova, Instituti për politike evropiane.

Maqedonia, që nga viti 2007 e deri tani ka pasur në dispozicion 622 milion euro, para të pakthyeshme nga fondet evropianet. Në rast të mos shfrytëzimit brenda afatit të parashikuar, paratë mbeten në arkën e BE-së. Semra Jakupi

Buy Now on CodeCanyon