Surprise Me!

Besimi: Evropa po vëzhgon Maqedoninë!

2015-08-21 0 Dailymotion

Vetëm zgjedhjet korrekte dhe demokratike sigurojnë raport pozitiv pranveror nga Komisioni Evropian. Me këtë porosi e pritën në Bruksel zv/kryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimin. Në takimet e tij me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim Stefano Sanino dhe sekretarin për punë të jashtme në BE, Pjer Vimont, Besimi mori mesazh të qartë se sytë e gjithë Evropës në këtë periudhë do të jenë fokusuar mbi procesin zgjedhor dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

"Ajo që është me rëndësi gjatë kësaj periudhe është fokusi i veçantë që iu kushtua zgjedhjeve, procesit zgjedhor dhe mesazhi nga BE ishte i qartë se vetëm zgjedhjet fer, demokratike dhe të lira do të japin imazhin e drejtë dhe pozitiv për Republikën e Maqedonisë në raport, pasi që të gjitha vendet anëtare me vëmendje përcjellin këto ditë se si do të zhvillohen zgjedhjet në Maqedoni. Marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike në Maqedoni janë pika kryesore ku është përqendruar këto ditë Bashkimi Evropian", deklaroi Fatmir Besimi, zv/ kryeministër për euro-integrime.

Besimi theksoi se në takimet me euro-diplomatët është nënvizuar rëndësia e kapërcimit të krizës politike në Maqedoni. Tani, sipas tij, mbetet sfidë përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike. Në takim është biseduar edhe për ecurinë e reformave në fusha të ndryshme që po ndjek Maqedonia në kuadër të dialogut paraqasës të nivelit të lartë.

"Biseduam për aktivitetet që bëjmë në drejtim të implementimit të prioriteteve të dialogut në nivel të lartë për qasje në BE, dhe ato janë aspektet që kanë të bëjnë me lirinë e mediave, lirinë e shprehjes, reformat në drejtësi, kodin zgjedhor, si dhe reformat që kanë të bëjnë me administratën publike dhe marrëdhëniet ndëretnike", u shpreh Fatmir Besimi, zv/kryeministër për euro-integrime.

Edhe në këtë vizitë nuk është anashkaluar çështja e emrit, ku sipas Besimit, Maqedonia duhet të tregojë rezultate konkrete që në qershor të marrë rekomandim të qartë për datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Benjamin Arifi

Buy Now on CodeCanyon