Surprise Me!

Më 7 prill vazhdon gara zgjedhore

2015-08-21 7 Dailymotion

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, votimi ka përfunduar në 51 komuna, ndërsa në rethin e dytë gara do të vazhdoj në 29 komuna dhe qytetin e Shkupi ku bazuar në rezultatet e rrethit të parë kandidati për kryetar komune i koalicionit, "Për një Maqedoni më të mirë", Koce Trajanovski ka një epërsi prej mbi 55 mijë votav ndaj kundër-kandidatit të LSDM-së, Jani Makraduli.

Garë interesante në rrethin e dytë pritet të zhvillohet në për disa qytete. Partitë shqiptare garën do ta përqendrojnë në Tetovë, Gostivar dhe Strugë.

Në Tetovë, Teuta Arifi nga BDI vazhdon garën në rrethin e dytë me Sadi Bexhetin nga PDSH-ja. Kandidatja e BDI-së në rrethin e parë kishte një epërsi prej rreth 3200 vota. I tretë në Komunën e Tetovës ishte kandidati i VMRO-DPMNE-së me rreth 15 për qind të votave.

Garë e fortë do të zhvillohet edhe për Gostivarin ku dallimi mes Rufi Osmanit të RDK-së dhe Nevzat Bejtës të BDI-së në ishte 700 vota në favor të kandidatit të RDK-së.

Betejën për Strugën do ta vazhdojnë Vlladimir Koçovski nga VMRO-DPMNE dhe Ziadin Sela nga PDSH-ja. Dallimi mes tyre është rreth 3 mijë vota për kandidatin e përbashkët të partive maqedonase, por kandidati i PDSH-së në rrethin e dytë do të ketë mbështetjen edhe të BDI-së e cila përfundoi garën me rreth 9300 vota për kandidatin Arben Labënishti.

Në Haraçinë në rrethin e dytë hyjnë Brahim Ajvaz nga BDI dhe Basri Bajrami kandidat i pavarur. Dallimi mes tyre në rrethin e parë ishte rreth 500 vota për kandidatin e BDI-së. Betejë e fortë do të zhvillohet edhe në Studeniçan mes Fati Isenit të BDI-së dhe Azem Sadikun nga PDSH-ja.

Sa i përket partive maqedonase garë e ashpër do të zhvillohet në Veles në mes Sllavço Çadiev nga koalicioni 'Për një Maqedoni më të mirë' dhe Ace Kocevski nga 'Aleanca për ardhmëri'. Në rrethin e parë kandidati i partisë së Gruevskit udhëheq me rreth 1 mijë vota.

Garë e ashpër pritet të zhvillohet edhe në qytetin e Kumanovës, ku po ashtu me rreth 1.300 vota udhëheqë kandidati i VMRO-DPMNE, Zoran Georgievski kundrejt atij të LSDM-së, Zoran Damjanovskit.

Në komunën Qendër garën e vazhdojnë Andrej Zhernovski nga koalicioni opozitar dhe Vlladimir Todoroviq nga VMRO-DPMNE. Dallimi mes tyre po ashtu është rreth 1 mijë vota në favor të Zhernovkit të bllokut opozitar.

Një garë interesante gjatë rrethit të dytë pritet edhe për Komunën e Karposhit ku do të garojnë kryetari aktual Stevçe Jakimovski dhe Andrej Perov nga Aleanca për Ardhmëri.

Në rrethin e dytë garën për qytetin e Manastirit e vazhdojnë Vlladimir Talevski nga VMRO-DPMNE-ja dhe Mende Dimevski nga LSDM-ja. Dallimi në vota është rreth 5 mijë për kandidatin e partisë në pushtet. Rreth i dytë do të mbahet më 7 prill të këtij viti. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon