Surprise Me!

Gjyshi Bleonës flet për A1 Report

2015-08-21 5 Dailymotion

I pyetur nga "A1Report!", edhe Zenel Mata, gjyshi i 6-vjeçares së zhdukur 3 vjet më parë, Bleona Mata, flet për arrestimin e Begzim Ishës.<br /><br />Mata tha se ka "dyshime të forta tek ky njeri, që mund t'ia ketë rrëmbyer edhe mbesën. Ai i përafrohet përshkrimit të personit që u pa në atë zonë. Unë kam besim se Bleona do të gjendet shpejt. Besimi im dhe i të gjithëve është se është gjallë dhe mbahet për trafikim. Do të jetë i afërt moment kur ajo do të gjendet. <br /><br />Lidhur me të arrestuarin Isha, ai tha se "nuk kam pasur njohje, kishim diferencë moshe, por ai ishte njeri pa punë. Gjithsesi, jemi gëzuar që është shpëtuar ai fëmijë që u mor peng dje. Kurse ne, natën jetojmë me Bleonën, kurse ditën e kalojmë me punë dhe sikur harrohemi pak. Sa për vajzat e mia, kurrën e kurrës nuk dyshoj, sepse ato janë familja ime, por çfarë s'ndodh. Unë jam i vrarë dy herë në shpirt nga prishja e familjes së Bleonës.", -përfundoi Mata

Buy Now on CodeCanyon