TIRANE- Një dite pas zyrtarizimit të ftesës që PS i bëri LSI-së për koalicion parazgjedhor ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka takuar në seline rozë kreun e opozitës Edi Rama. <br /><br />Pas takimit me dyer të mbyllura dhe që zgjati rreth 40 min ambasadori Sequi u shpreh se situata para zgjedhore është drithëruese, ndërsa i pyetur nëse kishin diskutuar për tre ligjet e cilësuara si të integrimit Sequi tha se ka diskutuar me Ramën shumë çështje por pa dhënë detaje <br /><br />"S'ka asgjë të re dhe asgjë të çuditshme që unë të takoj liderët politik , dhe të diskutoj për situatën politike në vend. Kjo është normale. Diskutova për shumë gjëra me Edi Ramën"- tha Sequi. I pyetur si shikoni situatën parazgjedhore Sequi u përgjigj "drithëruese". (ad.ti/shqiptarja.com)