PITTELLA: SOCIALISTET EUROPIANE JU MBESHTESIN, PS- LSI GARANCI PER QEVERI TE RE
"Vendosa të vij personalisht të falënderoj mikun tim, Ilir Meta. Falënderova edhe mikun tim Edi Rama që pranuan ftesën që personalisht unë dhe liderët e internacionales socialiste kemi drejtuar dhe mesazhin të lëmë pas të shkuarën dhe të shohim drejt së ardhmes. E vlerësuam jashtëzakonshit shumë vendimin e marrë nga partitë e majta për të bashkuar forcat për të garatuar për Shqipërinë një të ardhme më të mirë.
Problemet që ka ky vend, me të cilin ne kemi ndjenja shumë të forta miqësie, janë të shumta. Unë e di që ka probleme të mëdha sa i takon punësimit dhe borxhit publik në vend dhe përgjigjja e kësaj është bashkimi i të gjitha forcave në vend, dhe brenda këtij bashkimi të madh të kombit duhet parë bashkimi i forcave të majta në vend. Ky është dhe kushti e garancia që do të garantojë një qeveri të re dhe që do të përqëndrohet tek procesi i integrimit BE. "- tha Pittella në konferencë për shtyp.

Pittella nënvizoi gjithashtu se qeveria PS- LSI do të realizojë ëndrrën e madhe të integrimit në BE. "Duhet të realizojmë ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve atë të bashkimit të familjes shqiptare me familjen europiane. Dua t'i them mikut tim Ilir Meta dhe Edi Ramës e garantoj për mbështetjen tek unë dhe tek forcat e majta sepse së bashku socialistët shqiptarë dhe europianë mund të punojnë më në fund pa ndasitë e së shkuarës"

META: BASHKEPUNIMI ME PS, PER INTEGRIMIN E VENDIT
Ora 10:30 Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas takimit privat që zhvilloi me përfaqësuesin e grupit socialist në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, tha për mediat se ky moment i ri bashkëpunimi me Partinë Socialiste të Edi Ramës, do të ketë qëllim integrimin evropian të vendit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëspresidentin e parë të parlamentit Evropian, Meta tha se takimi mes tyre ishte pikërisht për koalicionin parazgjedhor opozitar me socialistët.

"Si përfaqësues i grupit socialist në PE, Pittella, me të cilin zhvilluam një takim miqësor, i cili kishe të bënte me situatën më të re politike, me këtë moment të ri të bashkëpunimit midis LSi dhe PS, e cila ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e socialistëve evropianë, të cilët kanë qenë dhe mbeten shumë të interesuar jo vetëm për bashkëpunimin mes forcave të majta në Shqipëri, por për shpejtimin e integrimit. LSI evropiane do ta shfrytëzojë këtë moment të ri bashkëpunimi me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian të vendit, pasi ky është interesi kryesor jo vetëm i të gjithë të majtëve po i gjithë shqiptarëve", u shpreh Meta, ish-aleat i koalicionit qeveritar prej shtatorit të 2009-ës. (ad.ti/shqiptarja.com)