TIRANE - Mëse një çerek miliardi euro kanë "fluturuar" jashtë Shqipërisë nga kompanitë e huaja investiture vitin e kaluar. Të dhënat nga Tatimet dhe Banka e Shqipërisë flasin për atë se kompanitë e mëdha të huaja, kryesisht në telekomunikacion dhe në sektorin bankar (sipërmarrësit më të mëdhenj të huaj në vend) kanë rezultuar me fitime më të ulëta në vitin 2011.<br /><br />Sistemi bankar rezultoi me një fitim minimal prej 0.7 miliardë lekësh në vitin 2011, nga 6.7 miliardë lekë një vit më parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, në vlerë absolute, kompanitë kryesore të telekomunikacionit kanë fituar rreth 46 milionë euro më pak në vitin 2011, kurse kompania tjetër e madhe CEZ, e cila deri në fund të 2012-s ka qenë në duar e çekëve, ka deklaruar humbje të mëdha për vitin 2011 e 2012.<br />(ad.ti/shqiptarja.com)
