Proces i qetë zgjedhor po zhvillohet edhe në Komunën e Haraçinës. Sipas KSHZ-së, deri në orën 13, kanë votuar rreth 36.50 % e qytetarëve të regjistruar në listen zgjedhore. Anëtarët e komisioneve zgjedhore thonë se vendvotimet janë hapur në kohë dhe se deri tani nuk janë janë regjistruar parregullsi.

"Deri tani çdo gjë është në rregull, fluksi është i mjaftueshëm. Të gjithë votojnë sipas rregullave, një votë një person. Jemi të kënaqur me vendvotimet, me azhurnimin e qytetarëve. Vendvotimet janë hapur me kohë, në ora 6 i gjithë komisioni kemi qenë këtu. Në ora 7 kemi filluar me votimin e qytetarëve", tha Fatime Ajdari, kryetare e vendvotimit 2334.

"Qytetarët dalin votojnë me vetëdije të plotë. Deri tani përqindja është rreth 15%, në 8 vendvotime sa janë këtu në Komunën e Haraçinës. E gjithë procedura është duke kaluar mbarë e mirë, pa ndonjë incident", deklaroi Valbona Zunçe -- Pajaziti, zv/kryetare e vendvotimit 2335.

"Deri tash shkon normal. Gjithçka është në rregull, nuk ka asnjë problem. Jehona është e mirë, afër 15%", u shpreh Naim Ajvazi, vendvotimi 2337.

Edhe qytetarët shprehën të kënaqur nga rrjedha e rregullt të procesit të votimit. Për kamerën e televizionit Alsat M ata konfirmuan atmosferën e relaksuar dhe të qetë të votimit në raundin e dytë zgjedhor.

"Votimi po shkon mirë, tani për tani shumë mirë. Nuk ka probleme, rehat, qetësi"

"Deri tani është mirë. Nuk ka probleme. Le të fitojë paqa, të ketë urtësi, rregull, ajo është kryesorja"

"Mirë është qetë, gjithçka është në rregull, koha pak shi, por probleme nuk ka".

Komuna e Haraçinë ka gjithsej 8479 votues. Në rrethin e parë të drejtën e votes e kanë shfrytëzuar mbi 60 për qind e elektorartit. Benjamin Arifi