LUSHNJE - Tre ditë pas vrasjes së një besimtari në xhaminë e fshatit Dushk, dhëndri i tij, njëkohësisht edhe myftiu i Lushnjës deklaron se ka qenë ai shënjestra pasi ka marrë kërcënime të vazhdueshme. Të premten që kaloi u vra me thikë në fyt 86-vjeçari Shemsi Muça në ambientet e brendshme të xhamisë dhe dyshohet se autori, tashmë i arrestuar e ka kryer vrasjen nga një mosmarrëveshje për mënyrën e predikimit në xhami. <br />(ad.ti/shqiptarja.com)
