Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ka përgatitur një raport lidhur me zbatimin e të gjitha politikave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe të njëjtin ia ka dorëzuar Komisionit Evropian. Ndryshe, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha, bëhet fjalë për një raport të detajuar i cili paraqet një nga kushtet për zhvillimin e dialogut të nivelit të lartë, mes Maqedonisë dhe BE-së.<br /><br />"Në këtë raport i cili është edhe obligim të cilin Maqedonia e ka ndaj BE-së i është dorëzuar Komisionit Evropian dhe i njëjti është një nga kushtet që në dialogun e nivelit të lartë që Maqedonia i zhvillon me Komisionin Evropian. Raporti në fjalë përmban të gjitha politikat të cilat burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, sa kjo marrëveshje është implementuar gjatë dekadës së parë dhe masat të cilat do të ndërmerren për implementimin e tij në të ardhmen. Ky raport është obligim që Maqedonia, respektivisht qeveria e RM-së e ka ndaj BE-së, për arsye se në mënyrë të detajuar, analizohen dhe shkruhen të gjitha të arriturat që janë bërë në implementimin e këtij dokumenti paqësor si dhe një bazë për të implementuar në të ardhmen këtë dokument", deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.<br /><br />Sipas Hoxhës, publikimi i këtij raporti ka për qëllim avancimin e mëtutjeshëm të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe atë në bashkëpunim me të gjitha institucionet vendore dhe në koordinim dhe përkrahje edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Bedri Rexhallari