Nesër do të rivotohet në kuadër të rrethit të dytë zgjedhor në komunat Strugë, Qendër dhe Gjorçe Petrov. Rivotim do të ketë në 29 vendvotime në komunën e Qendrës në Shkup, në nëntë vendvotime në Strugë dhe në një vendvotim në komunën e Gjorgje Petrovit. Rreth të dytë zgjedhor në të gjitha vendvotimet do të ketë në komunën e Dollnenit. Në komunën Qendër janë regjistruar në listën zgjedhore 22.939 votues, në Strugë në 7.885 dhe në Gjorçe Petrov në vendvotimin 2.588 në Volkovë janë regjistruar 1.320 votues. Në komunën Qendër, Andrej Zhernovski, kandidati i koalicionit "Aleanca për ardhmërinë" ka pasur 981 vota më shumë se kandidati i koalicionit "Për Maqedoni më të mirë" të kryesuar ga VMRO-DPMNE-ja Vlladimir Todoroviq. Në Strugë, Zijadin Sela nga PDSH-ja mori 20.770 vota, ndërsa kandidati i koalicionit të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së Vlladimir Koçoski 15.276. Në komunën e Shkupit Gjorçe Petrov, Sokol Mitrovski nga koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja 11.934 ndërsa Aleksandar Naumovski nga koalicioni "Lidhje për të ardhmen", 10.995 votues. Në Dollnen do të mbahet raundi i dytë i votimit të zgjedhjeve lokale. Votuesit përzgjedhjen e tyre duhet ta bëjnë midis Boshe Milloshokit nga koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" që në raundin e parë fitoi 2.172 dhe Abdulla Bajramovski nga BDI-ja, që ka marrë 2.057 vota. Në prag të zgjedhjeve të nesërme, apel për zgjedhje të lira dhe demokratike ka dërguar edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup. Zgjedhjet do të monitorohen nga vëzhgues të huaj dhe vendor. Asociacioni qytetar MOST do ti vëzhgojë zgjedhjet me 130 vëzhgues, ndërsa vëzhgues të tyre do të kenë edhe ambasadat relevante në vend. Gjatë ditës së sotme në këto komuna kanë votuar të sëmurët dhe personat me probleme fizike. Benjamin Arifi