Surprise Me!

Dy pedofilë në kërkim për sulm ndaj 12-vjeçares, policia në alarm

2015-08-21 2 Dailymotion

Shënohet një tjetër rast pedofilie në kryeqytet, uniformat blu dhe ptarulla e përgjithshme në alarm për arrestimin e dy personave të dyshuar.
Ka mjaftuar denoncimi dhe shpjegimet e dhëna nga një 12 vjecare për të ngritur në këmbë sërish policinë e kryeqytetit pasi dyshohet se dy pedofili kanë ndjekur e kanë tentuar të përdhunojnë në ashensorin e pallatit një vajzë e cila po kthehej nga shkolla.
Vajza e cila ka bërë denoncimin në shoqërinë e prindërve dhe psikologes në policinë e Tiranës, është nxënëse e shkollës "Fan Noli" në Tiranë dhe pasi po kthehej nga shkolla në mesditë është dhunuar nga dy persona tashmë të shpallur në kërkim.

E mitura kërkoi ndihmë në sallën operative me anë të një telefonate se dy persona e kishin ndjekur dhe tentuar ta përdhunojnë në ashensor, cka ka bërë që menjëherë të jepet urdhëri urgjent për ngritjen e postoblloqeve të vecanta me informacione dhe karakteristika e dy personave të dyshuar.
Ngjarja është shënuar në ashensorin e pallatit ku banonte 12 vjecarja, në rrugën "Qemal Stafa".
Deri më tani janë shoqëruar disa persona nga patrulla e përgjithshme, ndërsa burime nga uniformat blu të Tiranës se personat janë identifikuar dhe pritet arrestimi nga moment në moment
Rasti i fundit i pedofilisë ndodhi ditën e shtunë ku Enkeled Osmetaj mbajti peng për disa ditë një fëmijë 10 vjeçar.

Buy Now on CodeCanyon