Pesë deputetët e PS kanë shkuar tek godina ku ndodhi konflikti për të diskutuar me banorët që ndodhen në godinë dhe nuk pranojnë të dalin jashtë.
"Kemi 30 minuta e duam të flasim me drejtues të policisë. Pse fshihen si lepura. Nuk është burg. Ja ku është zotëria thuaji të vijë këtu" - i thotë deputeti Sajmir Tahiri një polici.

BRECANI DEBAT ME TAHIRIN
Për 15 minuta ka pasur dhe një debat mes Sajmir Tahirit dhe Erzen Breçanit. Zv/drejtor i policisë së Tiranës.

Tahiri: Kemi detyrimin të komunikosh me ne
Breçani: Pse ke ardhur
Tahiri: Fol me respekt
Breçani: Me kë për çfarë, drejtuesi i policisë zbaton detyrën që ka.

Breçani: Mos provoko, mos më bëj me gisht
Tahiri: Kemi ardhur të flasim me banorët
Breçani: Nuk ka banorë brenda (dhe merr e ikën drejt makinës)
Tahiri: Gjynah për këta që ka drejtues si puna jote, Ti sillesh si gangster
Breçani-- Hiqmu qafen
Breçani - Shife strukturën është pallati italian
Tahiri: Të të vijë zor para njerëzve.