Nëse para jush keni letërnjoftimin dy gjuhësor bimoterik, do të vëreni edhe një shtrembërim të gjuhës shqipe. Në vend të "Numri i letërnjoftimit" shkruan "Numri i letërnjoftim". Ky është gabimi i dytë i hasur në letërnjoftimet dy gjuhësore bimoterike pas atij që një ditë më parë u publikua në Alsat-M, ku në vend të "Nënshkrimi" është e shkruar "Nëshkrimi". Nga MPB-ja përsërisin sqarimin e një dite më parë se bëhet fjalë për gabim teknik dhe paralajmëruan sanksione për personat përgjegjës, në këtë rast përkthyesin ose kompaninë gjermane që bën shtypjen e formularëve.

SINKRON - Ivo Kotevski, zëdhënës I MPB-së (24.04.13)
"Është e vërtet se është bërë gabim teknik në formularin i cili përdoret për dhënien e letërnjoftimeve në dy gjuhë. Bëhet fjalë për një lëshim të paqëllimshëm, kështu që MPB-ja gjatë periudhës së ardhshme do të konfirmojë se nga kush është bërë ky lëshim , kështu që personi që ka bërë këtë lëshim do të sanksionohet. Letërnjoftimet të cilat përpunohen janë pjesë e marrëveshjes që ka MPB-ja me kompaninë gjermane "Giseg ejdevrient" . Gabimi ose lëshimi teknik veç më është evidentuar dhe mund të them se me porosinë tjetër të radhës që do ti bëjmë kompanisë gjermane i njëjti do të korrigjohet"

Kotevski gjithashtu përkujtoi qytetarët se gabimet e bëra nga MPB-ja nuk kanë ndonjë pasojë negative në përdorimin e mëtejmë të letërnjoftimeve dygjuhësore biometrike. Sipas tij, qytetarët nuk duhet të bëjnë ndërrimin ose korrigjimin e të njëjtave. Nga MPB-ja gjithashtu bëjnë të ditur se për shkak të formularëve të mjaftueshëm për këtë vit nuk janë planifikuar porosi të reja për letërnjoftime dy gjuhësore bimoterike. Ai thotë se porosia e radhës pritet të bëhet në muajin prill ose maj të vitit të ardhshëm, që nënkupton se deri atëherë letërnjoftimet do të vazhdojnë të shtypen me këtë gabim gramatikor. Përveç gabimeve të hasura në letërnjoftimet dy gjuhësore biometrike, gabime të tilla hasen edhe nëpër disa institucione shtetërore. Ditë më parë Alsat-M publikoi edhe një gabim tjetër në poliklinikën e Çairit, konkretisht mbishkrimi "Ndihma e shpejtë" ishte i shkruar si "Ndhima e shpejtë", por e njëjta u përmirësua pas publikimi të lajmit në ALSAT M. Melihate Rustemi