Në një intervistë për kanalin amerikan ABC NEWS, George W Bush konfirmon se bëhet fjalë për një vendim personal, që vëllai i tij mund të marrë nëse do të kandidojë apo jo për president.

Gjatë tri dekadave të kaluara, emri Bush ka qenë dominuese në fushatat e Partisë Republikane për president ose zëvendës-president dhe nëqoftëse Jeb Bush do vendosë të kandidojë për president dhe nëse ai do të fitonte, familja Bush do të ishte e para në historinë e Amerikës, që të nxjerrë nga gjiri i saj tre presidentë.

Mirëpo sipas kritikëve politikë një problem i cili mund të pengojë ish-guverantorin e Floridas, Jeb Bush në ambicjet e tij për të kandiduar për president është mbiemri i tij.

Vërejtësit thonë se një pjesë e elektoratit, përfshirë edhe republikanët konservatorë janë gjithnjë të pakënaqur me disa nga politikat e babait të tij George Herbert Walker Bush, i cili nuk mbajti premtimin për të mos rritur taksat si dhe ndaj vëllait të tij George W. Bush, i cili mbështeti rritjen e shpenzimeve të qeverisë federale si edhe për ndihmat, që ai u dha firmave financiare të Wall Street për t'i shpëtuar nga falimentimi në vitin 2008.