Një i moshuar është vrarë sot në mëngjes në fshatin Torovicë të rrethit të Lezhës.

Viktima Marash Kolndreu 65 vjeç është vrarë teksa dilte nga shtëpia e tij. Vrasja rreth orës 07: 30 minuta. Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Sipas dyshimeve të para të polcisë, vrasja mund të ketë ndodhur për gjakmarrje, për një vrasje të kryer rreth 30 vite më parë nga xhaxhai i viktimës.

Sipas familjarëve, autorët e ngjarjes kanë marrë viktimën në telefon dhe i kanë kërkuar që të pinë një kafe së bashku. 63 vjeçari nuk i ka njohur telefonuesit dhe ka shkuar drejt qendrës së fshatit. Në një largësi prej 100 metra nga banesa e ti, ai u përball me vrasësit, të cilët hapën zjarr mbi viktimën.

Sipas familjarëve, të gjithë ngjarjen e ka parë nipi i viktimës i cili është vënë në ndjekje të autorëve.

Burime nga vendngjarja sqaruan faktin se në vendin ku ndodhi vrasja nuk u gjet asnjë gëzhojë arme, çka vështirëson punën e policisë.