Çmimi i arit gjatë periudhës së fundit është në rënie. Prej fillimit të vitit deri tani, ai është liruar me rreth 20 për qind. Kjo situatë hap dilemat që dikur ngrinin ekspertët, se në rast të lirimit të arit, ekonomitë forcohen dhe nënkupton se janë [liruar nga kriza ekonomike.

"Para së gjithash, rënia e çmimit të arit ka ardhur për shkak të kërkesës së ulët për ar. Kjo në vetvete tregon dy gjëra. Ose dollari po merr rolin e një instrumenti të sigurt, pasi njerëzit i orientojnë investimet e tyre tek dollari, ose në nivel global po tregohet se ekonomia po shërohet, para së gjithash, ekonomitë e Kinës dhe Amerikës", tha Nikollçe Dimkovski, FXLIDER

Ari megjithatë nuk është një port i sigurt për paratë, konsiderojnë një pjesë e ekspertëve ekonomik. Ata thonë se për një afat të gjatë, nuk pritet shtrenjtim i çmimit të arit.

"Pjesa më e madhe e sinjaleve tregojnë se ritmi i shtrenjtimit të arit ka përfunduar, dhe se për një afat të mesëm apo edhe më të gjatë, pritet që vlera e arit të vazhdojë të ulet. Kjo do mund të arsyetohet edhe me vlerën e valutave, në raportin dollarë-ero. Kështu që, rritja eventuale e normës referente të interesit, pra shtrenjtimi i çmimit të kapitalit, edhe më shumë do ta përshpejtojë rënien e çmimit të arit në afat të mesëm dhe të gjatë", deklaroi Kosta Kostadinovski, Ilirika Fund Menaxhment.

Në nivel global, bankat qendrore humbën rreth 560 miliardë dollarë. Ndërkaq në vend, Banka Popullore e Maqedonisë regjistroi rënien e rezervave devizore në ar për 35 milion euro gjatë gjashtë muajve të fundit. Sipas statistikave zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë, në shtator të vitit të kaluar, vlera e rezervave devizore në ar ishte 300 milionë euro, kurse përfundimisht me muajin shkurt të këtij viti, vlera e rezervave të arit ra në rreth 265 milionë euro. Maqedonia ka rezerva ari diku 6.8 ton. Natsha Stojanovska