Surprise Me!

Ish-punonjësit e CEZ në protestë: Na pushuan pa asnjë arsye

2015-08-21 0 Dailymotion

Punonjësit e pushuar nga CEZ-it me emërimin e Sait Dollapit si administrator i kompanisë vijojnë protestat pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje ndaj kërkesave të tyre.

420 punonjësit e administratës të zëvendësuar tashmë shprehen se nuk është dhënë asnjë motiv apo arsye për këtë gjë dhe duket qartë që është çështje politikash administrative.

Ata kanë protestuar para zyrave të Kujdesit ndaj klientit të kompanisë CEZ me pankarta në duar ku shkruhet " Jemi flakur në rrugë nga administratori i ri i CEZ".

Ndërsa kanë bërë thirrje Kryeministrit dhe Presidentit t'i përgjigjet këkresave të tyre, pasi u hoqën pa shkak nga detyrat, që ushtronin pranë kompanisë.

"Dua të bëhem mbesa e Dollapit, dua të bëhem dhëndri i kreut të KESH", - shkruanin punonjësit të pashpresë duke konsideruar këtë të vetmen zgjidhje për t'iu rikthyer pozicionit të tyre.

Buy Now on CodeCanyon