Surprise Me!

Komisioni i Ekonomisë vendos rimbursimin e tvsh-së për pesticidet

2015-08-21 0 Dailymotion

Fermerëve do t'i rimbursohet TVSH-ja për imputet buqesore, konkretisht për pesticidet - këtë synon ndryshimi i ligjit të tvsh-së, i cili u miratua në komisionin e ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e ka kundërshtuar me argumentin se kjo skemë është e paaplikueshme dhe se do të bëhet shkak për çoroditje të biznesit.<br /><br />Sipas projekligjit, për të përfituar nga kjo skemë të gjithë fermerët duhet të ruajnë me kujdes të gjithë faturat për blerjen e imputeve. Më pas ato do t'i paraqesin në Drejtoritë Rajonale Bujqësore, të cilat pas verifikimeve në terren, do t'u kërkojnë tatimeve rimbursimin e TVSH-së.

Buy Now on CodeCanyon