Zhduket prej 6 ditësh një emigrant i porsakthyer nga shteti grek në qytetin e Vlorës. Joan Kuqi 36 vjec ka humbur kontaktet me familjen, që prej pasditës së të premtes.

Kuqi kishte ardhur në Shqipëri për të 40-tat e të atit, i cili kishte humbur jetën nga një sëmundje e pashërueshme.

Familjarët e 36-vjecarit tregojnë se pas vdekjes së të atit, Joani kaloi në një situatë depresive dhe u mbyll në vetvete.

Ata tregojnë se familja e tyre ka jetuar për vite më radhë në Greqi dhe nuk ka patur asnjëherë konflikte të mëparshme, ndërsa vetë Joani nuk kishte shumë miq në Shqipëri.

Të afërmit bëjnë apel për ndihmë për gjetjen e tij.

Familja Kuqi ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e 36-vjecarit dhe bën thirrje, kush ta shohë të kontaktojë menjëherë me komisariatin më të afërt të policisë.