Surprise Me!

Nis prishja e godinës për të cilën 10 banorë janë në grevë urie

2015-08-21 10 Dailymotion

Në orën 16: 00 banorët sërish janë në gjendje të rënduar dhe për këtë kanë ardhur pranë tyre ambulanca, por ata refuzojnë mjekimin në shenjë proteste. Edhe dy përfaqësues të avokatit të Popullit janë pranë tyre.

"Këtu do vdesim"! Vazhdojnë thirrjet deri në frymën e fundit banorët të cilët shikojnë para syve se si prishen shtëpitë e tyre. Ata bëjnë apel Kryetarit të Bashkisë i cili iu premtoi se do ta shqyrtonte dosjen e tyre brenda 24 orëve.

Familjarët thonë se asgjë sështë bërë, por insistojnë duke qarë e thirrur se " asnjë tullë nuk do hiqet pa u nxjerrë vendimi. Ata qëndrojë ende të shtrirë aty teksa iu rrezikohet edhe jeta nga shembja e shtëpive. Gazetari Arsen Rusta raporton nga ngjarja se në katin e dytë ende ka banorë, një çift i moshuar, e po ashtu edhe kati i tretë është i banuar.

Ferdinand Caka ish-pronari pretendent sëbashku me policinë private pa paralajmëruar ka nisur sot shembjen. Ndërsa bëhet me dije se policia shtetërore nuk ka bërë asgjë dhe qëndron në kafenetë përballë teksa situata është e agravuar dhe e mjerueshme në të njëjtën kohë.

Buy Now on CodeCanyon