Të zhgënjyer nga Partia Aleanca Kuq e Zi një grup anëtarësh të saj i janë bashkuar sot Partisë Socialiste, me bindjen se opozita do të sigurojë mbështetje dhe rotacionin politik. Nga selia e Partisë Socialiste në një deklaratë të përbashkët për shtyp, lideri i opozitës Edi Rama i ka siguruar ata se, puna e tyre gjatë këtyre viteve nuk do të shkojë dëm.

"Aleanca Kuq e Zi u shfaq së fundmi në formën e një force diversion, për të çoroditur popullin. Dyert e PS, dhe çdo partie brenda aleancës për Rilindje, janë të hapura për të gjithë kuqe zinjtë që janë aktivizuar me çiltërsinë e qytetarëve që janë zhgënjyer nga këto vite tranzicioni të zgjatur, të paintegruar në forcat politike aktuale. Duhet që e gjithe ajo energji patriotike e gjeneruar nga ideale dhe ide për një Shqipëri më të mirë, e gjithë ajo energji e derdhar në dy vite për të sjellëi ndryshimin, të mos shkojë dëm, por të kanalizohet përmes këtij koalicioni të madh, dhe Partisë Socialiste."

Ndërsa sipas përfaqësuesit të grupit të larguar nga Aleanca Kuq e Zi, Dashamir Uruçi, bindjet dhe idetë e tyre nuk përfaqësohesh denjësisht nga drejtuesi i AK.

"Alenca ka sot në krye një lider që e ka monopolizuar partinë, dhe çdo veprim ka vulën e një individi. Angazhimi apo vendimi i kryetarit Spahiu për të dalë i vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 nuk është rrjedhojë e konsultave brenda sekretariatit të Partisë, por ky është një vendim i tij monopolitistik."

Përfaqësuesit e grupit larguar nga Aleanca Kuq e Zi kanë siguruar se do të përkrahin opozitën shqiptare në zgjedhjet e 23 Qershorit.