Surprise Me!

Raporti, Besimi: Vërejtjet do ti kapërcejmë!

2015-08-21 1 Dailymotion

Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi tha se qeveria do t'i shqyrtojë seriozisht kritikat e Freedom House-it rreth lirisë së shprehjes dhe të mediave, e cila e radhiti Maqedoninë në grupin e shteteve me liri të pjesshme të shprehjes. Në ditën ndërkombëtare të lirisë së mediave Besimi dëgjoi kritikat dhe ankesat e gazetarëve, dhe i siguroi se me një qasje dhe dialog të hapur do t'i kapërcejnë sfidat që kanë dëmtuar imazhin e vendit si brenda ashtu dhe jashtë.

"Ne duhet të bisedojmë që t'i tejkalojmë sfidat që ekzistojnë para nesh dhe të krijojmë një ambient më të mirë që në raportet e ardhshme qoftë të institucioneve ndërkombëtare qoftë raporti i BE-së që do të dalë në qershor, të dalim me një pasqyrë më të mirë lidhur me lirinë e shprehjes ashtu siç është e definuar në Kushtetutën e Maqedonisë si vlerë demokratike, dhe e cila është vlerë themelore në komunitetin euro-atlantik, në BE dhe NATO ku pretendon të jetë Maqedonia. Ne duhet t'i shikojmë me seriozitet këto raporte dhe të japim kontributin tonë maksimal që raportet e ardhshme të jenë më të mira dhe të tregojmë një progres në këtë fushë", deklaroi Fatmir Besimi, zv/ kryeministër për çështje evropiane.

Por gazetarët nuk u shprehën aq optimist. Sipas tyre madje cenuesi më i madh i lirisë së shprehjes është ligji i ri për media të cilën qeveria ka futur në procedurë të miratimit. Kryetari i SHGM-së Naser Selmani tha se nëse ky ligj miratohet, atëherë vitin e ardhshëm Maqedonia do të radhitet në shtetet me liri plotësisht të kufizuar të shprehjes.

"Kërkojmë që qeveria të mos injorojë këto vërejtje këto rekomandime por t'i trajtojë në mënyrë serioze dhe të ofrojë zgjidhje konkrete se si duhet të dalim nga kjo situatë. Ne vlerësojmë se ideja e qeverisë për të miratuar ligj për media shkon në kundërshtim me të gjitha këto rekomandime që vijnë nga jashtë dhe brenda. Ky ligj nuk do ta garantojë lirinë e shprehjes por do ta kufizojë lirinë e shprehjes. Nëse kjo ndodh jam i bindur se Maqedonia do të radhitet në raportet e Freedom House, Reporterëve pa kufi, por edhe KE-së dhe Departamentit të shtetit si vend ku nuk respektohet liria e shprehjes", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Gazetarët kërkuan që qeveria të kërkojë ekspertizë nga Këshilli i Evropës për sa i përket ligjit të mediave dhe ta harmonizojë atë sipas standardeve evropiane. Në raportin e Freedom House, vendi ynë radhitet i 120-i prej 196 gjithsej të renditura në raportin vjetor mbi lirinë e shtypit. Krahasuar me vitin e kaluar, rënia është me 5 vende. Maqedonia renditet e fundit edhe në grupin ballkanik. Para Maqedonisë, gjendet Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, në vendin e 83-të është Greqia, të 81-tin është Kroacia, të 77-tin Bullgaria, në të 74-tin janë Mali i Zi dhe Serbia. Kohë më parë kritika të ashpra lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, Maqedonia mori edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Semra Jakupi

Buy Now on CodeCanyon