Surprise Me!

Avokati i Popullit raportoi, salla ishte bosh

2015-08-21 3 Dailymotion

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti para një numri simbolik të deputetëve prezantoi raportin vjetor për punën e institucionit, për vitin 2012. Memeti me këtë rast theksoi se në çdo shtet demokratik kur prezantohet një raport i këtillë prezentë është e gjithë qeveria, derisa tek ne jo vetëm që munguan përfaqësuesit qeveritarë por edhe numri i deputetëve ishte tejet simbolik.

"Ata që duhet dhe që janë të obliguar të dinë për Institucionin avokati i popullit, më pak kanë njohuri për këtë institucion dhe për kompetencat e tij. Në Maqedoni nëse e kemi lexuar ligjin për avokatin e popullit, tani në këtë seancë duhet të ketë përfaqësues të qeverisë. Kur debatohet për raportin e avokatit të popullit gjithë Qeveria është këtu, në shoqëritë që ndryshe i shohin gjërat dhe nuk mund të ndodh që deputeti të mos e dijë se çka është avokati i popullit", tha Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Memeti madje paralajmëroi se do të ngrejë iniciativë për të ndryshuar ligjin për Avokatin e popullit, me qëllim që të rriten fondet dhe ingerencat e këtij institucionit. Në raportin e dorëzuar Memeti ka regjistruar rritje të numrit të ankesave që i janë drejtuar institucionit që drejton. Gjithsej janë parashtruar 5.220 ankesa dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të konsumatorëve gjatë pagesës së faturave për ngrohje, energji elektrike dhe shërbimet e telekomunikacionit. Në raport nuk përmenden ngjarjet e 24 dhjetorit në Kuvend kur edhe mori mandatin e ri të Avokatit të Popullit. Për këtë rast Mehmeti kishte deklaruar se do të raportoj në fund të këtij viti. Por pikërisht mos përfshirja e këtij raporti shkaktoi polemika mes deputetëve në komisionin për sistem politik.

"Ne me policë na dëbuan nga Kuvendi, vendin e punës e kemi në kuvend, ju asnjë fjalë nuk e keni për këtë në raport. Kjo nuk është kompetencë e juaja, nuk ka të bëj me mbrojtjen e autoritetit të deputetit. Me policë, me dhunë jemi larguar nga vendi i punës dhe jemi penguar që të mbrojmë interesat e qytetarëve të RM-së nga të cilët jemi të zgjedhur", deklaroi Erdogan Saraç, deputet.

"Unë mendoj se zoti Saraç në fjalimin e tij pati një tendencë që ta politizoj punën e avokatit të popullit. Avokati i popullit është këtu që të mbroj liritë dhe të drejtat e qytetarit dhe nuk është këtu që të mbroj dhe të komentoj sjelljet e deputetëve, të komentoj krizat dhe sfidat që paraqiten në parlamentin e RM-së", tha Suzana Saliu, deputete e BDI-së.

Komisioni për sistem politik pranë Kuvendit Republikan me 9 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur miratoi raportin e Avokatit të popullit për vitin 2012. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon