Surprise Me!

Shkrihet AK-ja në Gjirokastër 2500 vetë shkojnë te PS

2015-08-21 2 Dailymotion

GJIROKASTËR - Anëtarësia e AK-së në qarkun e Gjirokastrës do t'i bashkohet opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit. Ky është verdikti kolegjial, që është vendosur nga kryesia e kësaj partie në qarkun e Gjirokastrës.

Vioment Karagjozi, kreu i kësaj aleance për jugun e Shqipërisë, në një prononcim ekskluziv për A1 Report shprehet se shkrirja e AK-së në Gjirokastër është vendosur sot falë një mendimi të të gjithë kryesisë dhe mbështetur nga anëtarësia e thjeshtë në jug të vendit.

Arsyet që sollën këtë ripozicionim të AK-së erdhën fill pas dërgimit të emrave të kandidaturave për deputetë të kësaj lëvizjeje në qark, gjë që për Karagjozin ishin jopërfaqësuese dhe aspak dinjitoze. "Kandidaturat për deputetë janë përzgjedhur mbi baza klienteliste dhe aspak përfaqësuese për qarkun e Gjirokastrës", shprehet Karagjozi.

Në këto kushte, kur kandidaturat e propozuara nga baza nuk u morën në konsideratë, "duke na dërguar emra të tjerë, që nuk kanë lidhje me AK-në, gjykuam që kjo ishte rruga më e drejtë, pra shkrirja e degës së AK pa kushte në Gjirokastër dhe në dy rrethe të tjera", vijon Karagjozi. Ai më tej shpjegon se "nuk është vënë asnjë personalitet i spikatur, që të ketë vlera në qytetin e Gjirokastrës".

Sipas Karagjozit, anëtarësia në qarkun e Gjirokastrës, e cila numëron gati 2500 vetë, do t'i bashkohet PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit, duke mos çuar votat dëm për interesa të caktuara të kreut qendror të AK, Kreshnik Spahiu. "Unë që sot zyrën e deklaroj të mbyllur. Votat tona, që të mos shkojnë dëm, i kalojnë koalicionit të majtë me shpresën dhe dëshirën se do respektohet mendimi ynë".
(ad.ti/shqiptarja.com)

Buy Now on CodeCanyon