Surprise Me!

Ministri Imami i flet në anglisht Xhaferri ia kthen në shqip

2015-08-21 9 Dailymotion

Ministri i Mbrotjes Arben Imami i ka folur në gjuhën angleze homologut të tij, po shqiptar, Talat Xhaferri. Shqiptari i cili në Maqedoni mban postin e ministrit të Mbrojtjes erdhi sot në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare.

Në takimin që është zhvilluar mes delegacioneve në ambientet e brendshme të ministrisë së Mbrojtjes ministri Imami i ka folur delegacionit në gjuhën angleze. Ndërkohë që vetë ministri Xhaferri ka preferuar që falënderimet dhe e tërë biseda të bëhet në gjuhën shqipe.

Imami ka preferuar t'i thotë në anglisht mbështetjen që Shqipëria i jep Maqedonisë për integrimin e saj në NATO, ndërkohë që ministri Xhaferri duke i thënë "Faleminderit" në shqip gjithë fjalën e tij e mbajti po në gjuhën amë.

Ministri i Mbrojties së Republikës së Maqedonisë ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare ku veç takimit me homologun e tij, do të zhvillojë dhe një serë takimesh me drejtues të shtetit shqiptar.

Vetë ministri Xhaferri në një prononcim për Tv A1 REPORT vlerësoi takimin miqësor dhe nuk donte t'i kushtonte shumë rëndësi këtij takimi. Ndërkohë që jashtë kamerave shtoi se : Kjo nuk do të thotë që unë nuk di të flas në anglisht" .

Buy Now on CodeCanyon