Rritet numri i viktimave nga dhuna familjare në Maqedoni. Në tre muajt e parë të këtij viti, Ministria e punëve të brendshme ka evidentuar 174 vepra penale të dhunës familjare që është për 30% më shumë se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Qytetarët duhet të inkurajohen për të denoncuar dhunën familjare dhe me të gjitha format të kundërshtojnë këtë dukuri të negative.Vlerësimet e këtilla u dhanë në një tribunë me temë "Në partneritet me mediumet deri në shoqëri me zero tolerancë për dhunë familjare".

"Në lidhje me autorët edhe më tej prijnë meshkujt. Prej 174 autorëve , 159 janë burra kurse sa i përket mënyrës, përdorimi i forcës fizike mbizotëron në 149 raste.136 nga viktimat janë të gjinisë femërore kurse 38 të gjinisë mashkullore, prijnë bashkëshortet, nënat, fëmijët, dhe bashkëshortet jashtë-martesore", tha Gordana Jankullovska, ministre për punë të brendshme.

Qeveria vitin e kaluar miratoi strategjinë nacionale për pengimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare për periudhën 2012-2015 dhe kjo strategji po zbatohet prej atëherë.

"Përvoja e deritanishme në terren tregon se vetëm me përpjekje të përbashkët, qasje të unifikuar dhe konzistente të të gjithë subjekteve në procesin e menaxhimit me dhunën familjare, mund të flasim për menaxhim të integruar me këtë akt kriminel dhe trajtim adekuat të viktimës. Në këtë pjesë edhe mediumet si mjet më i rëndësishëm të çdo procesi shoqërorë luajnë rol thelbësorë", tha Spiro Ristovski, ministër i punës dhe politikës sociale.

Sipas hulumtimit të Ministrisë për punë dhe politikë sociale , 40% e grave në Maqedoni kanë përjetuar ndonjë prej llojeve të dhunës familjare gjatë jetës së tyre, 80% prej tyre janë të papunësuara dhe me nivel të ulët të arsimit kurse numri më i madh i tyre përkasin bashkësisë rome. Viktimë të dhunës familjare janë edhe burrat, por megjithatë tek gratë kjo është tre herë më e lartë. Sot përndryshe është edhe Dita ndërkombëtare e familjes. Bojana Simonoviq