Papunësia në Lezhë matet lehtësisht duke vëzhguar bulevardin kryesor të këtij qyteti, nga ku konstaton në çdo orë të ditës qytetarë që presin ndonjë mundësi pune. Rruga është e monitoruar nga sytë e tyre me shpresë se dikush mund të ketë nevojë për ta.

Megjithëse nga ky vend, punësimi i tyre është i rallë, ndërsa ky ritual është i përditshëm deri në orët e mbremjes.

Jeta e këtyre njerëzve dhe familjeve të tyre lidhet me borxhet e mbijetesës, ndërsa kërkojnë vetëm qe t'u krijohet mundësia për të punuar.

Këta njerëz dalin çdo ditë në kërkim të një pune, e ndërsa çdo ditë ata hyjnë në borxhe. Kjo është panorama që paraqesin këta punëkërkues në Lezhë, ndërsa nuk ka moshë për këtë situatë.