Katër dekada me rradhë kanë konsumuar ujë jashtë çdo standarti, për shkak të rrjetit të amortizuar, ndërkohë që thirrjet e vazhdueshme për marrjen e masave nga instancat përgjegjëse kanë rënë në vesh të shurdhët. <br /><br />Ky ka qënë fati i 2000 banorve të fshatit, Vlocisht në rrethin e Korcës, të cilët në këto kushte kanë investuar vetë për ujësjellësin. Sipas, kreut të komunës Libonik, Petrit Kupe është kërkuar ndihma e banorve dhe fondacioneve për ndërtimin e ujësjellësit, pasi investimet nga buxheti i shtetit, kanë munguar.<br /><br />Ndërkohë, vetë banorët tregojnë se për ta, sigurimi i ujit të pijshëm ka qënë një sfidë e përditshme. Ndërtimi i ujësjellësit në fshatin, Vlocisht u krye në vitin 1970 dhe prej 40 vjetësh nuk është ndërhyrë asnjëherë për riparimin e tij, pavarësisht amortizimit të rrjetit.