Surprise Me!

Samiti i Ohrit, nuk ftohet Kosova

2015-08-21 0 Dailymotion

Në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive nga vendet e përfshira në Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL) i cili do të mbahet më një qershor në Ohër dhe me të cilin kryeson Republika e Maqedonisë, nuk do të ketë përfaqësues nga Republika e Kosovës. Nga kabinetit i Ivanovit, bëjnë të ditur se Kosova nuk është anëtare formale e vendeve për bashkëpunim të Evropës Juglindore andaj edhe nuk është ftuar në këtë forum.<br /><br />"Republika e Maqedonisë angazhohet për inkluzivitetin në bashkëpunimin rajonal dhe në bazë të këtij parimi bazohet politika jonë. Në formatin e vërtetuar deri më tani, në të gjitha samitet e Proceseve për bashkëpunim Evropës Juglindore (PBEJL), Kosova nuk figuronte si anëtare formale. Republika e Maqedonisë e përcjell zhvillimin dhe implementimin e marrëveshjes së arritur kohë më parë dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të dyja palët dhe pas konsultimeve përfundimtare do të vijoj një qëndrim përfundimtarë rreth kësaj çështje", thuhet në njoftimin me shkrim të lëshuar nga Kabineti i Presidentit.<br /><br />Në këtë Samit, i cili është i fundit në kuadër të aktiviteteve të kryesimit 1 vjeçar të Maqedonisë me këtë nismë rajonale, do të marrë pjesë edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle. Në samitin e PBEJL-së, i cili mbahet nën moton "Solidaritet në aksion" do të diskutohet për uljen e rreziqeve nga katastrofat dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimaterike. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon