Surprise Me!

KH: Rritet gjuha e urrejtjes në Maqedoni

2015-08-21 0 Dailymotion

Në Maqedoni, gjuha e urrejtjes po shënon rritje. Ky është konstatimi më i ri i Komitetit të Helsinkit. Kryetarja e këtij institucioni Urania Pirovska tha se në Maqedoni, më të theksuara janë disa lloje urrejtjeje, së pari ajo mes komuniteteve maqedonas dhe shqiptarë, si dhe të dy komunitetet bashkë ndaj grupit të personave LGBT

"Kemi një djalosh 13 vjeçar i komunitetit shqiptar në Maqedoni i cili u sulmua vetëm se nuk ka pranuar të puth një kryq që ia kishin dhënë 3 maqedonas që e kishin ndaluar në rrugë. Pas refuzimit të 13 vjeçarit, atë e rrahën dhe e prenë me thikë. Për fat të keq autorët e krimit ende nuk janë kapur dhe policia po vazhdon të hetojë rastin, siç po ndodh edhe me shumë raste të tjera kur bëhet fjalë për krime urrejtjeje. Një numër i madh huliganësh që i ikën policisë para qeverisë, të cilët u nisën drejt sheshit Maqedonia dhe me këtë rast sulmuan përfaqësues të bashkësive tjera në Maqedoni... Para syve tanë u rrahën përfaqësues të komunitetit shqiptar, kishte të përgjakur dhe disa të lënduar, arsye kjo pse disa ditë më vonë kishte protesta nga shqiptarët", tha Voisllav Stojanovski, Komiteti i Helsinkit.

"Fjalori i urrejtjes i cili po shënon rritje në Maqedoni fillon të prodhojë edhe krime të motivuara nga urrejtja. Ishim dëshmitarë të ngjarjeve ku pikërisht aktivistë të Komitetit të Helsinkit u sulmuan. Ishte fjala për një krim, të kryer me pretekst të urrejtjes dhe për këto raste, Komiteti i Helsinkit tani ka nisur procedurat", deklaroi Urania Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit.

Sipas Komitetit të Helsinkit, gjatë 3 viteve të fundit ka pasur vetëm 14 çështje nëpër mbarë gjykatat e vendit, numër i vogël krahasuar me incidentet reale të ndodhura gjatë kësaj periudhe, 35 të tilla. Valmir Kuçi

Buy Now on CodeCanyon