Kështu duket bileta që e marrin udhëtarët të cilët udhëtojnë me tren nëpër Maqedoni. Të gjitha të dhënat në të janë të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase. Televizioni Alsat M u përpoq të marrë përgjigje nga drejtoria e të dyja firmave në këtë kompani, HM- Infrastruktura dhe HM- transport, përse biletat e udhëtimit nuk janë edhe në gjuhën shqipe, por e kotë.
Përpos në bileta, gjuha shqipe nuk gjendet as në tabelat informuese dhe lajmërimet e vendosura në stacionin hekurudhor në Shkup. Ndonëse përgjegjës për të dhënë informata lidhur me këtë problem është drejtori i Hekurudhat e Maqedonisë --Transport,Oliver Derkoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ai mbeti i pakapshëm për të dhënë përgjigje.

Në sektorin tjetër të kompanisë, HM- Infrastruktura, drejtori Irfan Asani nga BDI-ja, fajin e hodhi tek kolegu i tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Asani tha se nuk ka kompetenca, gjegjësisht në kompetencat e kompanisë që ai drejton, nuk parashihen ta zgjidh çështjen e gjuhës në biletat e trenave, por ato kompetenca i ka pjesa tjetër e kompanisë me të cilën udhëheq kuadri i VMRO-DPMNE-së.

Marrëveshja e Ohrit, gjegjësisht ligji për gjuhët obligon në komunat ku të paktën 20% popullatë që nuk është nga popullata shumicë, të përdoret edhe gjuha e tij amtare. Për dallim nga Hekurudhat, shumë kompani tjera, siç është shembulli me Postata e Maqedonisë me të cilën udhëheq kuadër i BDI-së, kjo çështje është mbyllur që moti. Natasha Stojanovska