- Kreu i LSI Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat për të sqaruar se në koalicionin e majtë nuk ekziston asnjë konfuzion se kush do të marrë postin e kryeministrit, një çështje që ka sjellë një debat të fortë këto ditë në politikën shqiptare.<br /><br />"Nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar, përkundrazi gjithçka ecën në sintoni të plotë. Se kush do jetë Kryeministri e zgjidh Kushtetuta, vota e shqiptarëve", tha Meta sot në mesditë nga selia LSI-së, si përgjigje e dytë drejtuar deklaratave të kryeministrit Berisha, i cili nga Gjirokastra (dy ditë më parë) u shpreh se "Meta ka ambicie për kryeministër, ose për kreun e PS-së"<br /><br />Meta ka bërë publike përllogaritjet e tij se "opozita do të arrijë 80 mandate në shkallë kombëtare dhe se do fitojë me diferencë gati 200 mijë vota" Sipas tij kjo "është plotësisht e mundshme dhe realizueshme".