TIRANE- Kryetari i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar në fshatin Rrashbull të Durrësit një takim me fshatarët e zonës. Përkundrejt "zhvillimit të fshatit" që përmend Berisha, Rama ka theksuar "rrënimin e fshatit, që fshatarët e ndiejnë çdo ditë në kurriz, në tryezën e bukës së familjes, në pamundësinë për t'u plotësuar fëmijëve nevojat, e ndiejnë në arën e tyre, në shërbimet, në çdo hap të jetës". Rama u ka kërkuar fshatarëve,që të heqin dorë nga tifozllëqet në politikë, sepse kjo është katastrofë", pasi programi "Rilindje" përmban rishikim të të gjitha pronave publike apo privatge që janë marrë me dokumenta false, edhe në bregdet, legalizim përfundimtar dhe jo 8% sa ka arritur të bëjë "Saliu" në 8 vjet dhe ka ka shtuar "një Rilindje të fshatit, pa të cilin qyteti nuk mund të ketë paqe, ditë pas dite pas 23 qershorit".