Demolohet shtëpia e alfabetit në Manastir. Në orët e hershme të mëngjesit persona të panjohur deri më tani kanë dëmtuar muzeun e alfabetit duke thyer dyer, dritare dhe vitrinat me dokumentacionin ë Muzeut. Pavarësisht dëmit material, mesazhi është shumë i keq pikërisht në ditën e 24 majit-festës së arsimit sllav, thotë për Alsat-M drejtori i Muzeut Gazmend Hoxhaj duke shpresuar që fajtorët sa më shpejt të dalin para drejtësisë.

"Në 3 e 30 ora pas mesnate disa persona e kanë dëmtuar hyrjen, derën hyrëse këtu në muze, ka hyrë brenda dhe në hapësirë ku është ekspozita jonë i kanë dëmtuar 9 nga 11 vitrinat që I kemi me dokumentacion muzeor, kanë thyer edhe dritare, ka dëm edhe në dysheme dhe ato janë është kjo një dëm material. ..Kemi pasur problem edhe 3-4 herë të tjera është shkruar në fasadën e objektit, por cili të jetë lëshon një mesazh shumë të keq bile edhe në festën e sotme e cila është 24 maji- Dita e arsimit sllav", tha Gazmend Hoxhaj, drejtor i Muzeut të Alfabetit.

Hoxhaj njoftoi se është formuar Komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e dëmit të shkaktuar dhe premton që Muzeu të kthehet në gjendjen e mëparshme.

"Është fat neve i kemi të gjitha ato dokumente në formë elektronike ashtu që mund ti riprodhojmë edhe njëherë edhe atë do e bëjmë shpejt dhe do ta kthejmë muzeun në gjendjen në të cilin ishte më para demolimit", deklaroi Gazmend Hoxhaj, drejtor i Muzeut të Alfabetit.

Në Ministrinë e Brendshme thonë se janë duke punuar për kapjen e autorëve të kryerjes së aktit vandal.

"Në mëngjesin e sotëm në muzeun e alfabetit shqip autor të panjohur kanë dëmtuar dhe thyer shumë dritare dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimi është kryer nga ekipi i Sektorit të brendshëm në Manastir dhe po merren masa për gjetjen e autorëve", thuhet në kumtesën e MPB. Gjyltene Rexhallari