POGRADEC - Policia e Korçës zbardh detaje të shpërthimit me eksploziv në orët e para të 26 majit në lagjen 3 të Pogradecit. Sipas policisë objektiv i shpërthimit ka qenë banesa e shtetasit L. I, 41 vjeç dhe autor i dyshuar është shtetasi me inicialet R.D 39 vjeç , banues në lagjen 1 të Pogradecit. Sipas policisë "veprimi është kryer pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta (sherr mes të fortësh), midis të dëmtuarit dhe të dyshuarit. "- dhe po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
